Mjeku Tritan Kalo ka bërë thirrje për respektuar rregullat kundër Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Kalo shkruan se mosrespektimi i rregullave do të sjelli raste të shumta të infektimit.
“Beteja me “armikun e padukshëm”, me “flamën mbarëbotërore” atë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 nuk ka përfunduar….Rënia e përkujdesit ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh, nënvlerësimi i trinomit mjaft ndihmues për suksesin tonë në këtë betejë: MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim fizik), si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proçes, e bën iminent rrezikun e një RIGJALLËRIMI të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19…. “
Sipas mjekut vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja mbeten thelbësore për luftën me këtë virus.