Mjeku Kalo thirrje për respektim të rregullave anti-Covid

Nga Exit News
Mjeku Kalo thirrje për respektim të rregullave anti-Covid

Mjeku Tritan Kalo ka bërë thirrje për respektuar rregullat kundër Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo shkruan se mosrespektimi i rregullave do të sjelli raste të shumta të infektimit.

Beteja me “armikun e padukshëm”, me “flamën mbarëbotërore” atë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 nuk ka përfunduar….Rënia e përkujdesit ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh, nënvlerësimi i trinomit mjaft ndihmues për suksesin tonë në këtë betejë: MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim fizik), si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proçes, e bën iminent rrezikun e një RIGJALLËRIMI të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19…. “

Sipas mjekut vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja mbeten thelbësore për luftën me këtë virus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>