Moderna do të dorëzojë para afatit vaksinat në Gjermani

Moderna do të dorëzojë para afatit vaksinat në Gjermani

Kompania farmaceutike Moderna së shpejti do të jetë në gjendje të dorëzojë para afatit të dakordësuar furnizimet me vaksina antiCovid në Gjermania.

Lajmi u konfirmua të shtunën nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, pas një deklarate fillestare nga kompania javën e kaluar, që nuk përmbante shifra.

Spahn pohoi se furnizimi i vaksinave në Gjermani së shpejti do të tejkalojë kërkesën, gjë që do t’i lejojë vendit të hapë qendra vaksinimi ku qytetarët të vaksinohen spontanisht.

Ai shtoi se Gjermania kishte miliona rezerva të vaksinave AstraZeneca dhe Johnson & Johnson që nuk ishin përdorur, por që do të fillonin të administroheshin.

Spahn citohet nga Reuters të ketë thënë se qeveria do të shpërndajë 5 milion dozat e vaksinës AstraZeneca dhe 1 milion nga Johnson & Johnson nëpër rajonet e vendit javën e ardhshme.

Moderna do të rrisë furnizimin e vaksinave nga 733,000 vaksina në javë që ishte, në 1.33 milion vaksina në javë në korrik. Ajo sërish do ta rrisë sasinë, duke furnizuar 2.57 milion doza në javë në gusht dhe 2.95 milion doza në javë në shtator.

Aktualisht, Gjermania ka vaksinuar plotësisht vetëm 35% të popullsisë së rritur, ndërkohë që 57% kanë marr të paktën një dozë vaksine.

Duke aplikuar vaksinimin e çdokohëshëm, vendi shpreson t’i shpëtojë një vale të re në shtator, të nxitur nga lehtësimi i masave, turizmi dhe përhapja e variantit shumë infektiv Delta të Covid-19.

LEXO  Plani "Ishuj pa Covid" fut në sherr ishujt në Itali

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>