![moderna cambridge ew a ceabcfaaacff Moderna do të lejojë përdorimin e teknologjisë së prodhimit të vaksinës](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/08/200508-moderna-cambridge-ew-1010a_7cea23b02cf21a59742aa1cf351f5033.jpg)
Moderna do të lejojë përdorimin e teknologjisë së saj për prodhimin e vaksinës edhe nga kompanitë e tjera farmaceutike.
Kompania njoftoi të enjten se nuk do të mbrojë të drejtat e saj intelektuale për teknologjinë e vaksinës dhe ëshët e gatshme të licensojë teknologjinë për të gjitha kompanitë e tjera.
Ajo ka marrë më shumë se 1 miliardë dollarë financim nga qeveria amerikane për prodhimin e vaksinës, dhe 1,5 milionë dollarë të tjera për furnizimin me vaksina të popullsisë.
Vaksina e kësaj kompanie është në fazen e tretë të testimeve.