
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se do të kandidojë në të paktën dy qarqe në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryemadhi u shpreh se do të kandidojë në Elbasan dhe në Fier, gjatë një interviste për Vizion Plus.
“Fier, Elbasan me kodin e ri e kam të garantuar që do kandidoj. Elbasanit i kam një borxh dhe Fierit dua t’i jap një mundësi.”, tha kryetarja e LSI-së.
Sipas Kodit të Ri zgjedhor, kryetarët e partive politike mund të kandidojnë në 4 zona zgjedhore.
Komisoni i Venecias ka bërë kritika sa i takon kompromisit të arritur në Parlament, që do të lejojë kandidimin e kryetarëve në 4 zona zgjedhore.