Kryeministri Rama ia dedikoi monologun e kësaj jave emigrantëve shqiptarë.
Kryeminisitri i tha emigrantëve se duhet të “Flisni me të gjithë këtu në Shqipëri bëni 10 vota të sigurta për shqipërinë që duam. Thoni atyre të bëjnë 10 vota të sigurta për Partinë Socialiste, duke folur me të gjithë të njohurit dhe të afërmit e tyre në Shqipëri”.
Zoti Rama u shpreh se tani nuk duhet të votohet më për parti por për Shqipërinë e Bashkuar me qëllimin për të integruar vendin në BE.
Ai i premtoi atyre se “Kjo është hera e fundit që ju nuk do të votoni direkt nga ty ku ndodheni. Sepse ka nisur puna për regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit”.
Kryeministri në përfundim tha se “shumë e më shumë mbetet për tu bërë dhe në 44 muaj nuk bëhet dot çfarë nuk ishte bërë për çerek shekulli. Nuk dua të justifikohem por dua t’iu siguroj se do bëj gjithçka nëse na mbështesni.”