Moshat 24 deri në 54 vjeç janë më të prekurat nga koronavirusi, njoftoi të enjten drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico.
Gjatë një konference të Komitetit Teknik, Fico u shpreh se këto mosha përbëjnë 79 përqind të rasteve të reja ditore.
“Moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve. Nëse do duam ta vlerësojmë ndryshimin dinamik të përfshirjes së mostrave nga dy javëshi pararendësi, moshat nga 24-35, 45-54 janë 79% e rasteve pozitive. “
Fico tha se numri i të infektuarve mbetet i qendrueshëm dhe se incidence dy javore ka një ulje të lehtë.
Fico i bëri thirje qytetarëve të respektojnë rregullat kundër Covid-19.