Mospërputhje në shifrat e Covid, ISHP e Ministria heshtin

Nga Exit News
Mospërputhje në shifrat e Covid, ISHP e Ministria heshtin

Shifrat që raporton Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë mbi testimet dhe rastet e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri kanë mospërputhje, për të cilat këto institucione nuk japin shpjegim.

Nga të dhënat e siguruara nga BIRN, rezulton se ka diferenca mes numrit të testimeve që raporton Instituti i Shëndetit Publik me të dhënat e raportuara publikisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Më 17 nëntor, të dhënat e ISHP tregojnë për 2 200 raste pozitive më shumë se ato të raportuara publikisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Mospërputhje konstatohet edhe për numrin total të testimeve pasi ISHP raporton 5 715 më pak se raportimi publik i ministrisë.

Diferenca prej 5 715 testesh mund t’i atribuohet rasteve pozitive të identifikuara nga laboratorët privatë, por nëse do të ishte ky rasti, personat e infektuar që raportohen publikisht nga Ministria e Shëndetësisë do të ishin në çdo kohë më të larta se ato të ISHP-së dhe jo e kundërta.

Rastet pozitive të COVID-19 të identifikuara me tamponë janë e dhëna bazike e kontrollit të shpërndarjes së pandemisë në vend.

Të dhënat që raporton çdo ditë publikisht Ministria e Shëndetësisë janë matësi i vetëm i rëndimit apo lehtësimit të situatës, mbi të cilin qytetarëve u kërkohet të sakrifikojnë qarkullimin apo lëvizjen në orë të caktuara.

Të pyetur nga BIRN për shifrat kontradiktore, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kthyen përgjigje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>