Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme dhe viktima në të gjithë vendin.
Një 67 vjeçar humbi jetën në Vlorë, teksa po kalonte në rrugë dhe si pasojë e erës së fortë, një vetratë xhami i ka rënë sipër.
Në Babicë, një ndërtesë u shemb por nuk ka pasur viktima. Dhjetëra banesa të tjera u dëmtuan si pasojë e erës së fortë.
Disa zona në veri janë përmbytur, por dhe akse kryesore rrugore në të gjithë vendin janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Në qarkun e Shkodrës, rritja e nivelit të ujit të lumejve Drin e Buna, si dhe e Liqenit të Shkodrës, ka bërë që zona e njohur si Ultësira e Nën Shkodrës të jetë nën ujë.
Me vazhdimin e reshjeve në ditët në vijim, Institutit të Gjeoshkencave ka parashiukuar se zona e përmbytur mund të zgjerohet.
Probleme të mëdha shiu po shkakton në qytetin e Durrësit, ku disa rrugë kryesore në qytet janë totalisht në ujë. Makinat qarkullojnë me vështirësi, ndërsa për kalimtarët është pothuaj e pamundur.
Rrugët më të prekura nga përmbytjet janë rruga ‘Aleksander Goga’, rruga ‘Skënderbe’, rruga ‘Taulantia’, kryqëzimi i Stadiumit dhe tek rreth rrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’.
Në zonën pranë bregdetit e njohur si Currila, shiu ka shkaktuar rrëshqitjen e dherave në rrugë. Një prej korsive të automjetev është e palakueshme.
Në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në zonën e njohur si Shkalla e Zezë, një masiv balte ka bllokur njërën korsi të rrugës, duke venë në vështirësi kalimin e rrugës.
Probleme ka pasur dhe në aksin Këlçyrë-Përmet, ku për shkak të rrëshqitjes së dherave rruga kalohet me vështirësi.