MSH: Deklaratat e Bashës cenojnë dinjitetin e mjekëve, të ballafaqohet me autoritetet shtetërore

Nga Exit News
MSH: Deklaratat e Bashës cenojnë dinjitetin e mjekëve, të ballafaqohet me autoritetet shtetërore

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për raportimet e vdekjeve nga Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, zëvendës ministri Albert Nikolla tha se deklarata e Bashës cënon dinjitetin e mjekëve.

“Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cënon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë.”

Ai i bëri thirrje Bashës që të ballafaqohet me institucionet e tjera shtetërore përpara se të shpërndajë informacione të tilla.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ka kompetencë për të hetuar  fshehjen të vdekurve në spital, ndërkohë që prokuroria e Tiranës tha se ende nuk ka asnjë vendim për ngritjen e një grupi hetimor për të verifikuar denoncimin e Bashës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>