Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi nëse shfaqin shenja gripi.
Në një postim në Facebook, MSH shkruan:
“Kufizo kontaktet dhe shmang grumbullimet për të parandaluar përhapje e infeksionit”
Më herët Komiteti Teknik rekomandoi që punonjësit e administratës të punojnë nga shtëpia për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.