Siç e kemi theksuar shpesh, ritmi i ngadaltë i procesit të vettingut dhe mungesa e progresit, madje edhe për magjistratët “prioritarë”, është pjesërisht rezultat i mungesës së fondeve të nevojshme nga qeveria për reformën në drejtësi në tërësi. Kjo mungesë fondesh duket se tani po ndikon dhe në buxhetet e institucioneve të reja tësistemit të drejtësisë.
Kjo po ndikon gjithashtu në cilësinë e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili në javët e fundit, jo vetëm që nuk ka zhvilluar seanca dëgjimore të reja, por ka publikuar dy vendime me të njëjtin numër protokollesh. Më 25 korrik, KPK-ja mori Vendimin nr. 51 për të konfirmuar Ardian Dvoranin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, ndërsa më 30 korrik, KPK-ja mori një vendim tjetër nr. 51, për të shkarkuar gjyqtarin e Tiranës Bledar Abdullai.
Në momentin kur institucionet e vettingut humbasin radhën e vendimeve të tyre, a nuk do të ishte koha për të shtuar më shumë staf pranë këtyre komisioneve?