Murati: Minishengeni zhduk kufijtë e Kosovës ende pa i njohur ato

Nga Exit News
Murati: Minishengeni zhduk kufijtë e Kosovës ende pa i njohur ato

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati deklaroi, të enjten, se nisma e miniShengenit Ballkanik rrezikon të zhdukë edhe më shumë kufijtë e Kosovës, kur Serbia ende nuk i njeh ato.

“Në aspektin politik përderisa ne nuk kami trajtim të barabartë reciprok me shteteve nuk mund të flasim për nisma të tilla që zhdukin kufijtë ende pa u njohur ato,” u shpreh Murati në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews.

Sipas tij, për Kosovën kjo marrëveshje nuk ka as përfitim ekonomik dhe as politik.

Murati tha se Vetëvendosja do të pranonte një bashkëpunim rajonal “për aq kohë sa nuk kemi trajtim të barabartë si shtet”.

“Ne mbështesim bashkëpunimin rajonal. Por jo në interesa të shteteve që kanë  qasje armiqësore  dhe në zëvendësim të strategjive dhe orinetimit të BE”, theksoi Murati.

Vetëvendosja dhe ish-kryeministri Albin Kurti e kanë kundërshtuar publikisht projektin për krijimin e një miniShengeni Ballkanik.

Gjatë një vizite në Tiranë, Kurti deklaroi se për Kosovën dhe për të ka vlerë të flitet për macroShengenin Shqipëri-Kosovë dhe jo për atë me Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>