Murrizi akuzon shumicën dhe opozitën për pazare në kurriz të qytetarëve

Nga Exit News
Murrizi akuzon shumicën dhe opozitën për pazare në kurriz të qytetarëve

Deputeti Myslim Murrizi akuzoi, të hënën, shumicën socialiste dhe opozitën se kanë bashkëpunuar në 30 vitet e fundit, në kurriz të qytetarëve.

Duke folur në Kuvend, Murrizi tha se PS-PD-LSI kanë nënshkruar marrëeshje për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet. Sulmet mes tyre, Murrizi i quajti ‘lojëra të kota’.

Deputeti listoi disa nga marrëveshjet e përbashkëta mes shumicës e opozitës, ku sipas tij, të humburit janë qytetarët:

  • Ndryshimet e Kodit Zgjedhor në vitin 2008, duke i hequr të drejtën shqiptarëve të zgjidhnin deputetin e tyre, dhe të zgjedhin vetëm partitë;
  • Marrëveshja e 17 majit 2017;
  • Marrëveshja e 14 janarit për formimin e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Myslim Murrizi ka deklaruar më parë se partia e tij, Lëvizja Demokratike Shqiptare, do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>