Kryetari i LDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka falenderuar SHBA-të për ndihmën e dhënë në arritjen e marrëveshjes Kosove-Serbi.
“Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes”, shkruan ai në një postimin në Facebook, ditën e premte.
Ai uroi edhe kryeministrin Hoti dhe qeverinë e Kosovës “për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës2.
“Kryeminstri dhe Qeveria në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur”, shtoi Mustafa.