Naftëtarët e Ballshit i bëjnë thirrje qytetarëve t’i bashkohen

Nga Exit News
Naftëtarët e Ballshit i bëjnë thirrje qytetarëve t’i bashkohen

Në ditën e 13-të të grevës së urisë, 10 tetor, naftëtarët e Ballshit i bënë thirrje qytetarëve të Ballshit të protestojnë jashtë ambjenteve të uzinës.

Gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar.

Ditën e enjte ata vendosën të ndërpresin kontaktet me familjarët dhe të mos dalin nga greva deri sa të gjendet një zgjidhje për ta.

Kryeministri Rama, dy ditë më parë, hoqi çdo përgjegjësi nga qeveria për mosmarrjen e pagave të naftëtarëve.

Rama e quajti të panevojshme grevën e urisë së naftëtarëve sepse ‘gjërat mund të zgjidhen me dialog’ sipas tij.

Por para grevës naftëtarët protestuan disa javë me radhë, madje dhe para ministrisë së Infrastrukturës, dhe as ministrja Balluku dhe as ndonjë përfaqësues tjetër i qeverisë nuk denjoi t’i takojë naftëtarët.

Sipas mediave gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar, por ata nuk pranojnë të kurohen.

Shumë prej kanë shfaqur probleme me tensionin, zemrën, marrje mendsh. Një mjek pohoi për mediat se ata duhet të marrin kurim të menjëhershëm.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura. Ata pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>