Naftëtarët e Ballshit nuk tërhiqen: Nuk dalim nga greva pa plotësuar kërkesat

Nga Exit News
Naftëtarët e Ballshit nuk tërhiqen: Nuk dalim nga greva pa plotësuar kërkesat

Naftëtaret e Ballshit i kanë bërë thirrje Kuvendit të mos merret me Kodin e ri Zgjedhor, por me plotësimin e kërkesave të tyre.

“Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni në seancë për naftëtarët dhe problemet e tyre. Nuk kemi marrë dot leje për tubim për shkak dhe të pandemisë, por greva dhe protesta vazhdojnë”, – tha një naftëtar për mediat.

Grevistës, të cilët ndodhen në ditën e 14-të të grevës nuk pranojnë të dalin nga greva pa plotësimin e kërkesave:

”Ne po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmoshë. Kryeministri ta harrojë që dalim nga greva pa marrë lekët”.

Ata treguan për medina se janë “në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, na dhemb zemra. Presim ilaçe nga fëmijët që kemi jashtë”.

Madje, naftëtarët u shprehën se nuk kanë para për t’I dërguar fëmijët në universitetet që hapen më 2 nëntor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>