Naftëtarët e Ballshit rinisin protestat për rrogat e prapambetura

Nga Exit News
Naftëtarët e Ballshit rinisin protestat për rrogat e prapambetura

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar të premten para bashkisë së Mallakastrës pasi nuk kanë marrë ende pagat nga puna në rafineri.

Ata i bënë thirrje kryeministrit Rama dhe ministres së Infrastrukturës Balluku që të ndërhyjnë pasi firma që ende nuk i ka paguar ata nuk është më administrator e rafinerisë. Kompani e re që menaxhon rafinerinë nuk ka marrë përsipër të paguajë detyrimet.

Naftëtarët, të shqetësuar, deklaruan se nuk mund të punojnë me firma që largohen çdo 6 muaj dhe nuk paguajnë rrogat.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën dhe në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

Rafineria e naftës në Ballsh ka vite që has probleme keqmenaxhimi edhe pse është një nga sektorët kyç të ekonomisë së vendit. VOA citon analistë të ekonomisë të thonë se kompani të regjistruara në parajsa fiskale e marrin rafinerinë në përdorim nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit dhe punëtorëve dhe largohen duke lënë pas detyrime edhe më të mëdha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>