Naftëtarët e Ballshit protestuan sërish të enjten për mos marrjen e pagave të prapambetura. Naftëtarët kërkojnë gjithashtu rifillimin e punës.
Më 24 korrik, naftëtarët e Ballshit protestuan para bashkisë së Mallakastrës sërish për pagat e pamarra nga puna në rafineri.
Naftëtarët, të shqetësuar, para një muaji, deklaruan se nuk mund të punojnë me firma që largohen çdo 6 muaj dhe nuk paguajnë rrogat.
Në shkurt 2020, naftëtarët u futën dhe në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.
Rafineria e naftës në Ballsh ka vite që has probleme keqmenaxhimi edhe pse është një nga sektorët kyç të ekonomisë së vendit.
VOA ka cituar se analistë të ekonomisë të thonë se kompani të regjistruara në parajsa fiskale e marrin rafinerinë në përdorim nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit dhe punëtorëve dhe largohen duke lënë pas detyrime edhe më të mëdha.