Naftëtarët e Ballshit vijojnë ditën e katërt të grevës

Nga Exit News
Naftëtarët e Ballshit vijojnë ditën e katërt të grevës

Naftëtarët e Ballshit vijojnë ditën e katërt të grevës së urisë. Në një intervistë për BalkanWeb, ata pohuan se do të qendrojnë deri në fund.

“Do të vazhdojmë, se një problem kemi, ekonomik. Deri në orën e fundit. Derisa të marrim zgjidhje. S’ka kthim pas. S’kemi arsye të tjera, jemi nga ana ekonomike zero. Derisa të vdesim këtu jemi”

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>