
Dhjetra naftëtarë të Ballshit, të cilët nuk janë futur në grevë urie, janë përplasur me policinë në dyert e uzinës së naftës.
Naftëtarët kanë tentuar të hyjnë në uzinë për të folur me përfaqësuesit e kompanisë, e cila prej më shumë se një viti nuk ka paguar rrogat e naftëtarëve.
Me librazat e punës në duar dhe me thirrje për të marrë rrogat e merituara, naftëtarët kanë tetnuar të hapin me forcë dyert e uzinës, por janë ndaluar nga policia.
Ndërkohë në një ambient tjetër, 10 naftëtarë janë në ditën e 16 të grevës së urisë.
Gjendja shëndetësore e naftëtarëve është përkeqsuar ndjeshëm, por ato shprehen të vendosur për të vazhduar me grevën, si e vetmja mundësi për të marrë rrogat e prapambetura të më shumë se një viti.