
Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv në QSUT i bëri thirrje mjekëve të informojnë siç duhet qytetarët. Ajo u shpreh se disa mjekë nuk e besojnë se ekziston koronavirusi. E ftuar në emisionin Open, të Top Channel, doktoresha tha se:
“E kam parë edhe tek kolegët në QSUT, të cilët nuk kanë besuar se COVID-19 ekziston. Nëse nuk e beson personeli mjekësor, si mund ta besojë popullata. Mjekët duhet të japin informacionin e duhur”.