Ish ministri i drejtësisë, Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai, gjatë një vizite në Berat sëbashku me ministrin Blendi Klosi u shpreh:
“Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresiste, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike.”
Pas kësaj deklarate ka reaguar LSI, ku përmes një postimi në Facebook, drejtuesi i LSI në Berat u shpreh se kjo e fundit do të dalë forcë e parë dhe nuk ka kohë të merret me shoqëruesin e pestë të Blendi Klosit.
“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij.”