Policia ndaloi liderin e opozitës ruse Alexei Navalny pas mbërritjes në një aeroport të Moskës të dielën pasi ai kishte fluturuar nga Gjermania për në Rusi për herë të parë që kur u helmua verën e kaluar.
Navalny rrezikon të dënohet 3.5 vite burg pas akuzohet se ka shkelur kushtet e një lirimi me kusht pasi ishte dënuar më parë me burg. Kjo ka të ngjarë të shkaktojë një valë kritikash në perëndim ndaj Presidentit Vladimir Putin.
Navalny u helmua verën e kaluar nga ajo që testet gjermane treguan se ishte agjent nervor Noviçok, një pretendim që Kremlini e hedh poshtë.
Aeroplani i Navalny nga Berlin devijoi në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit, një përpjekje që ka gjasa të ketë pasur synim të pengojë gazetarët dhe mbështetësit që e prisnin atë.
Pasi Navalny tha javën e kaluar se kishte në plan të kthehej në shtëpi, shërbimi i burgut në Moskë tha se do të bënte gjithçka për ta arrestuar sapo të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të një dënimi me me burg për përvetësim, një rast i vitit 2014 që Navalny thotë se ka prapavijë politike.
Por politikani 44-vjeçar i opozitës tha se ai nuk kishte frikë dhe nuk besonte se do të arrestohej.
Por ai u arrestua kur u tregoi pasaportën e tij rojeve të kufirit përpara se të hynte zyrtarisht në Rusi, thanë dëshmitarët e Reuters. Gruaja e tij, Julia, zëdhënësi i tij dhe avokati i tij u lejuan të hynin në Rusi.
Autoritetet thanë në një deklaratë se Navalny ishte ndaluar për shkak të shkeljeve të pretenduara të dënimit të tij me kusht dhe do të mbahej në paraburgim deri në një seancë gjyqësore më vonë këtë muaj që do të vendosë nëse do të shndërrojë dënimin e tij me kusht në 3.5 vite burg.
Navalny, një nga kritikët më të shquar të Putinit, përballet me akuza edhe në tre çështje të tjera penale, të gjitha për të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht.
Navalny thotë se Putini ishte prapa helmimit të tij. Kremlini mohon përfshirjen dhe thotë se nuk ka parë asnjë provë që ai ishte helmuar dhe se ai ishte i lirë të kthehej në Rusi. Navalny thotë se Kremlini ka frikë prej tij.