Opozitari rus Navalny kthehet në Rusi pas helmimit

Nga Exit News
Opozitari rus Navalny kthehet në Rusi pas helmimit

Opozitari rus Alexei Navalny ka lajmëruar, të mërkurën, se do të kthehet në Rusi.

Ai ndodhet prej disa muajsh në Gjermani ku po kurohej pas një helmimi të rëndë, i cili dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Përmes një postimi në Twitter, Navalny shkroi:

“Asnjëherë nuk ka qenë një pyetje për mua nëse duhet të kthehem apo jo, kurrë. Sepse nuk jam larguar. Unë përfundova në Gjermani, arrita atje futur në kutinë e kujdesit intensiv. Më 17 janar, e diel, do të kthehem në shtëpi me fluturimin e linjës ajrore Pobeda. Më takoni.”

Me kthimin në Rusi, Navalny me shumë gjasa do të përballet me gjykatën. Pak ditë më parë

autoritetet e burgut rus dërguan një kërkesë zyrtare në gjykatë duke kërkuar zëvendësimin dënimin e tij me kusht në burgim. Ai është dënuar për cështjen e njohur si Yves roche, për të cilën Navalny mendon se ka qënë e motiuar politikisht.

Aleksei Navalny dyshohet se u helmua gjatë një udhëtimi në aeroplan nga Siberia për në Moskë, në 20 gusht.

Ai ra në koma dhe në 21 gusht u transferua në Gjermani për tu kuruar, pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut miratoi kërkesën e avokatëve të tij për ta transferuar për kurim jashtë Rusisë, ku i kërcënohej jeta.

Laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi dolën në përfundimin se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është helmuar me agjentit nervor Novichok.

Në fund të shtatorit, Navalny doli nga spitali pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, por vazhdoi të qëndrojë në shtëpi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>