Navalny flet për herë të parë pas burgosjes

Navalny flet për herë të parë pas burgosjes

Alexei Navalny doli para gjykatës nga burgu të premten, nga ku akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për përpjekjen për të qeverisur Rusinë “përgjithmonë“, sipas një raportimi të BBC.

Është dalja e  publike e opozitarit rus që nga fillimi i një dënimit me 2 vjet e gjsymë burg.

Javët e fundit u shoqëruan me raporte mbi përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, pasi nisi një greve urie 24-ditore të fundit.

Kjo shkaktoi kritika dhe thirrje nga vendet perëndimore për trajtimin e tij nga profesionist të shëndetit, të cilëve ai mund t’u besoj.

Navalny deklaroin se presidenti Putin ishte një “mbret pa rroba“,  i cili po “plaçkiste njerëzit” dhe po i kthente rusët në skllevër.

Gjykatësi refuzoi apelin e Navalny kundër një gjobe për shpifje ndaj një veterani sovjetik të Luftës së Dytë Botërore, i cili ishte shfaqur në një video pro-Kremlinit.

Njëkohësisht, një tjetër gjykatë në Moskën diskutoi një kërkesë të prokurorisë për të ndaluar aktivitetin e organizatave të tij politike si “ekstremiste“.

Krahu i djathtë i Navalny-t, Leonid Volkov njoftoi se rreth duzina selish të partisë po shpërndaheshin, për të mbrojtur stafin dhe mbështetësit nga ndjekja penale.

Zyrat u krijuan në 2017 në përpjekjen e Navalny-t për të sfiduar Vladimir Putin për presidencën, ën të cilën ai nuk u lejua të garojë.

Të hënën, prokurori i Moskës pezulloi çdo veprimtari të zyrave, në pritje të vendimit të gjykatës.

Aktivitetet e Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny-t  gjithashtu janë kufizuar.

Për ta bërë të qartë, ky vendim shkatërron organizatën tonë politike në Rusi,” i tha Leonid Volkov BBC këtë javë.

Volkov ka jetuar  jashtë Rusisë që nga viti 2019, pasi vetë përballet me akuza të shumta penale.

Nuk ka asnjë mënyrë që të mund të vazhdojmë të veprojmë në vend,” tha aktivisti, duke shtuar se ligjet i dënojnë organizatat e etiketuara “ekstremiste” deri në 10 vjet burg.

Anëtar të partisë po i shkëputin lidhjet me partinë, duke tentuar të nisin aktivitet të pavarur politik, nga frika e përndjekjes.

Javën e fundit, edhe një murale e Navalny-t u “pastrua” me bojë pothuajse menjëherë në Moskë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>