Thimio Kondi, ish-ministër Drejtësie, ka humbur jetën të mërkurën, në moshën 72 vjeçare.
Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Kondi ka qenë ministër Drejtësie në vitet 1997-1999.
Më pas, deri në vitin 2008, ai ka qenë kreu i Gjykatës së Lartë. Pas kësaj, Kondi ka qenë Anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare.