Kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla u nda sot nga jeta si pasojë e një infarkti kardiak. Ai ndodhej në Peshkopi, bashkë me ekipin e futbollit të qytetit, Egnatia për të parë ndeshjen kundër Korabit.
Në pushimin e ndeshjes, teksa pinte një kafe nën shoqërinë e disa personave të tjerë, Haxhi Memolla, 52 vjeç, ka pësuar infarkt.
Haxhi Memolla mori postin e kryebashkiakut pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Më parë ai njihej si sipërmarrës në qytetin e Rrogozhinës.