Kantautori Kujtim Prodani ka ndërruar jetë, të mërkurën, i infektuar me Covid-19.
Ai ishte infektuar me koronavirus prej disa ditësh dhe në 30 dhjetor u lajmërua shtrimi i tij në spital.
Nuk dihet ende nëse Prodani vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Kujtimi ishte djali i dy artistëve të njohur Anita Take dhe Agim Prodani.
Kujtim Prodani, 57 vjeç, do të mbahet mend si kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë.
Këngët e tij më të njohura ishin ‘I am from Tirana’, ‘Shpirt i Trazuar’, ‘Mikesha’ etj.
Prodani do të mbahet mend për tekstet me kuptim të këngëve të tij.