Nehat Kulla, i njohur si kreu i një prej bandave më të rrezikshme në vend, ka ndërruar jetë në 16 qershor, në moshën 67 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Kullës.
Nehat Kulla krijoi bandën e tij gjatë trazirave të vitit 1997. Banda e tij akuzohet për një sërë vrasjesh dhe krimesh të tjera në vitet 1997-1998. Gjatë atyre viteve, Kulla, i njohur dhe me nofken“Gjenerali”, arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë.
Kulla ka qenë për 20 vite në burg për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata, Halim Gjuzit, në vitin 1998, në Golem.
Ai u arrestua në vitin 2005 dhe u lirua nga burgu në korrik 2019.