Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, Ramazan Cara është ndarë nga jeta mëngjesin e së hënës, si pasojë e Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur kreu i bashkisë, Redjan Rali përmes një postimi në Faceebook.
Cara fillimisht u kurua në banesë por më pas u transportua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua.
Ai nuk mundi ta fitonte betejën me këtë virus duke u ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare.