Ndalen aktivitetet politike të PS

Nga Exit News
Ndalen aktivitetet politike të PS

Aktivitetet elektorale të PS do të ndalen në shenjë zie për vdekjen e deputetit Bashkim Fino.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook:

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”

Fino u nda nga jeta mëngjesin e së hënës, për shkak të Covid19.

Ai ishte shtruar në spital por nuk ja doli të fitojë këtë betejë me virusin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>