Që prej ditës së nesërme nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 persona në ambjente të mbyllura dhe të hapura. Gjithashtu do të ndalohen grumbullimet partiake, konferencat, ceremonitë martesore e mortore.
Këto janë masat e reja të njoftuar nga Komiteti Teknik ditën e sotme, me 17 nëntor në një bashkëbisedim me gazetarët.
Këto masat erdhën pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Në lidhje me karantinën kombëtare, Komiteti pohoi se kjo do të jetë opsioni i fundit.