
Në portin e Durrësit dhe të Vlorës u pezullua lundrimi për mjetet e vogla, të hënën, si pasojë e rreshjeve të dendura. Ndërsa nuk ka pasur probleme me lundrimin e trageteve dhe anijeve të mallrave.
Autoriteti portual Durrës njoftoi se të dielën në darkë tragetet e linjës Bari dhe Ankona u nisën në kohë. Ndërsa të henën në mëngjes kanë mbërritur në port edhe dy tragetet e nisura nga Bari.
Autoriteti njoftoi se pritet të nisen edhe tre anije me çimento, hekur dhe skrap.