
Që prej ditës së enjte, 11 shkurt deri më 26 shkurt, qytetarët nuk mund të dalin nga shtëpia pas orës 2o:00, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.
Masat e tjera të marra nga Komitetit Teknik e të njoftuara nga Manastirliu në konferencën për shtyp, të mërkurën janë:
Mbyllja e bizneseve, bareve, lokaleve dhe restoranteve do të mbyllen në orën 20:00. Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgesave në shtëpi.
Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Lushnje, Kamëz, Berat, Gjirokastër, Fier do të zhvillojnë mësimin online nga 11 shkurt deri në 26 shkurt.
Sezoni i provimeve në universitete do të zgjatet për të plotësuar masat anti-Covid.
Masat e reja u vendosët për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, të viktimave dhe të sëmurëve të rëndë në mosha të reja.