Ndalon seanca në Kongresin e SHBA, mbështetësit e Tramp hyjnë në godinë

Nga Exit News
Ndalon seanca në Kongresin e SHBA, mbështetësit e Tramp hyjnë në godinë

Mbështetësit e Donald Tramp kanë hyrë në godinën e Kongresit, teksa ligjvënësit kanë ndaluar shqyrtimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti në detyrë i SHBA thirri protestë për të kundërshtuar certifikimin e zgjedhjeve të cilat ai vijon t’i konsiderojë të manipuluara.

Trump është zotuar se “nuk do ta pranojë kurrë humbjen” dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen në Uashington.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Trump në tubimin e mesditës.

Tramp u bëri thirrje mbështetësve të tij të marshonin drejt godinës së Kongresit gjatë tubimit.

“Ne do të ecim përmes sheshit Pensilvenia, më pëlqen sheshi Pensilvenia dhe ne do të shkojmë në Kapitol”, tha presidenti.

“Ne do të përpiqemi t’u japim republikanëve tanë – të dobëtve sepse të fortë nuk kanë nevojë për ndihmën tonë – ne do të përpiqemi t’u japim atyre llojin e krenarisë dhe guximit që u duhet që të marrin mbrapsht vendin tonë, ” tha Trump.

Protestuesit pro-Tramp tani kanë thyer rrethimin e Kapitolit dhe po qëndrojnë jashtë dhomës së Senatit ndërsa ligjvënësit debatojnë për një kundërshtim të Republikanëve ndaj rezultateve të Arizonës.

Kapitoli i SHBA tani është i izoluar dhe askush nuk lejohet të hyjë ose të dalë, ndërsa mbështetësit e Tramp po përplasen me policinë jashtë ndërtesës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>