Ndërmjet dy flamujve: Kosovarët më të lidhur me flamurin ‘Kuq e Zi’

Nga Die Morina van Uijtregt
Ndërmjet dy flamujve: Kosovarët më të lidhur me flamurin ‘Kuq e Zi’

Pavarësisht se nuk quhet një festë zyrtare në Kosovë, Dita e Flamurit ose Dita e Pavarësisë ka një vend shumë të rëndësishëm tek kosovarët.

28 Nëntori nxjerr në pah ndjenjat e forta të shqiptarëve të Kosovës; qytete të zbukuruara me flamurin e Shqipërisë, këngë kombëtare në çdo lokal dhe qytetarë të veshur me të kuqe në shenjë nderi.

Flamuri zyrtar në Kosovë është një hartë e verdhë e Kosovës në një sfond blu dhe gjashtë yje të bardhë që përfaqësojnë komunitetet që jetojnë në të.

“Flamuri i Nënës [i Shqipërisë] dhe i Njerkës [i Kosovës]”, tha Jeton Latifi për Exit News.

Luljeta Berisha, një tjetër qytetare tha se shpreson që në të ardhmen Kosova të përdorë edhe flamurin kombëtar si përfaqësi zyrtare e shtetit.

“Nuk ka asnjë flamur tjetër që të më përfaqësojë përveç flamurit kuq e zi,” tha ajo.

Ndërsa Mala Berisha thotë se “të gjitha vuajtjet që kaloi Kosova dhe Shqipëria, na bënë ta duam më shumë flamurin kuqezi, por realiteti është se Kosova tani ka flamurin e vet, duam apo nuk duam”.

Shumë shqiptarë të Kosovës mbajnë emrin ‘Flamur’ si nderim për flamurin kombëtar. Flamur Kaciu i tha Exit Neës se flamuri kombëtar ka një rëndësi thelbësore për të ndërsa ai shtetëror “është imponimi i rrethanave”.

Ai tha se ndihet shumë i zhgënjyer për qytetarët që nuk kanë të drejtë të zgjedhin më votë për flamurin e shtetit të tyre. “Flamuri shtetëror nuk përfaqëson asgjë nga shumica e këtij vendi. Madje nuk është as e bukur ”, thotë ai.

“Kur më vendosën emrin Flamur [flamur], ishte për shkak të flamurit kombëtar”, shtoi ai.

Vlora Morina Idrizi, tregon me krenari historinë e emrit të saj.

“Unë kam lindur më 28 nëntor dhe as që është diskutuar për emrin. Unë kam lindur me një emër për shkak të madhështisë së ditës së flamurit kombëtar ”, tha ajo për Exit Neës.

Ajo morri emrin e Vlorës, qytetit ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Sipas Endrit Temaj, imponimi i ndryshimit të flamurit është një përpjekje për të distancuar shtetin e Kosovës nga konteksti historik dhe etnik.

“Të gjitha veprimet socio-politike në rrethanat e okupimit u ndërmorën në emër të flamurit kuq e zi, kështu që simbolet fitojnë vlefshmëri kur shoqërohen me sakrifica shoqërore, kjo u jep atyre vlerë”, tha ai.

Duke e përshkruar flamurin kombëtar si “krenaria” dhe “ëndrra e përbashkët”, Krenare Lleshi tha se flamuri i Kosovës nuk ka ndonjë shenjë të së kaluarës.

“[Flamuri i Kosovës] kurrë nuk arriti t’i afrohej emocionit që më jep flamuri kombëtar. Fatkeqësisht, shumë vite më vonë, ende nuk kam arritur të krijoj ndonjë lidhje me flamurin shtetëror, ”tha Lleshi.

Në anën tjetër, Agon Qajani thotë se flamuri kuq e zi është flamuri i Shqipërisë, ndërsa ai i Kosovës “është flamuri më i mirë në botë”.

Gjithashtu, Besa Maxhuni tha se ajo e do flamurin kombëtar, por “flamuri ynë shtetëror është blu dhe i verdhë”. “Ky është ai që na përfaqëson në botë dhe si i tillë e dua shumë,” tha ajo.

Ndërsa Eduan Hoda e quan flamurin e Shqipërisë “flamuri ynë kombëtar”, dhe ai i Kosovës “është flamuri i Republikës, lirisë dhe pavarësisë”.
Kosova u çlirua nga Serbia në 1999.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës që luftoi kundër forcave serbe përdori flamurin kombëtar shqiptar. Por kur vendi deklaroi pavarësinë e tij, bashkësia ndërkombëtare kërkoi simbole më pak më përfshirje etnike.

Që nga viti 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, vendi u përfaqësua me flamurin e ri blu, të verdhë dhe të bardhë.

“Ai nuk duhet të përdorë përfaqësimin e ndonjë simboli shqiponje, veçanërisht në lidhje me përshkrimet e tilla në simbolin e shteteve të tjera dhe nuk duhet të përdor skemat e ngjyrave të kuqe dhe të zeza “, këto ishin kriteret publike të konkursit ndërkombëtar për vizatimin e flamurit të Kosovës, para shpalljes së pavarësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>