
Operatori i Shpërndarjes njoftoi të enjten se ditën e nesërme disa zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë.
Arsyeja, sipas OSSHE-së, lidhet me rikonstruksionin e disa kabinave elektrike.
Ndërprerjet do të ndodhin gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.
Zonat që do të preken janë: Rruga ” Albanopoli” dhe Rruga “Ali Kukaleshi” në zonën e Don Boskos, si dhe : Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa Koç, Ves në zonën e Baldushkut.