
Është ndërprerë në mesditë mbledhja e Këshillit Politik pas debateve të ashpra.
Burime për Exit News pohojnë se mes Damian Gjinkurit dhe Petrit Vasilit ka pasur debate të ashpra që kanë bërë të detyrueshme ndërprerjen e mbledhjes.
Pritet rifillimi i mbledhjes sapo të gjithë palët të qetësohen.
Mbledhja e sotme u zhvillua megjithëse më parë Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kishin kërkuar shtyrje të saj, pas deklaratave të kryeministrit për mospranimin e disa prej propozimeve të opozitës për reformën, ku më kryesorja është ajo për qeverinë teknike.