Rama kategorik kundër qeverisë tranzitore: opozita le ta kerkojë, por nuk ka për të ndodhur

Nga Exit News
Rama kategorik kundër qeverisë tranzitore: opozita le ta kerkojë, por nuk ka për të ndodhur

Kryeministri Rama hodhi poshtë sot se qeveria tranzitore nuk ka për të ndodhur. Opozita, tha Rama, është në të drejtën e saj ta kërkojë, por kjo nuk ka për të ndodhur.

“Kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore. Shteti nuk bëhet duke sakrifikuar parimet themelore dhe grisur kontratën me ata që votojnë.

Opozita ka të drejtë ta kërkoi. E kërkoi në forma krejt vulgare duke përgatitur një zjarrvënie të përgjithshme u dogj vetë, nëse duan të vazhdojnë ta kërkojnë janë në të drejtën e tyre por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Zoti Rama.

Partia Demokratike ka kërkuar qeveri tranzitore, sipas modelit maqedonas, tre muaj para zgjedhjeve. Opozita e theksoi edhe pas mbledhjes së Këshillit Politik se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për qeveri tranzitore. Për opozitën, qeveria tranzitore është garaci që masat e kodit zgjedhor të zbatohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>