
Mjeku Hysni Shkjau, i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë mëngjesin e 6 korrikut në spitalin Infektiv.
Ai ishte 69 vjeç dhe vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Doktor Shkjau ishte mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.
Ai është mjeku i dytë në vend që ndërron jetë pas infektimit me Covid-19.
Pak ditë më parë, ndërroi jetë dhe mjeku Arjan Pushi.