Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi humbi jetën pasi u infektua me koronavirus. Ai ishte drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të doktorit e dha ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.
Në një postim në Facebook, ministrja shkruan se “Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv”.