Mjeku Muharrem Nonaj ka humbur jetën të hënën si pasojë e Covid-19. Lajmin e bënë të ditur të të afërm të tij në rrjetet sociale.
Nonaj ishte shtruar në spital prej ditësh por nuk arriti të fitonte betejën me virusin. Ai ishte 77 vjeç.
Mjeku Nonaj ishte babai i ish drejtorit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Beldar Nonaj. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan:
“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”