Zëvendës Ndihmës Sekretar i SHBA-ve Hoyt Yee në një intervistë për revistën e përjavshme NIN, foli për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas Zotit Yee, rritja ekonomike është faktori kryesor dhe vendet e Ballkanit, për fat të keq, janë ende shumë larg arritjes së mesatares evropiane të rritjes ekonomike.
Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Yee janë:
“Prioritet numër një [për vendet e Ballkanit Perëndimor] duhet të jetë rritja ekonomike. Shumica e vendeve të rajonit kanë një rritje ekonomike vjetore prej 3% deri në 4% dhe madje edhe nëse arrijnë 6%, do t’i duhen tre dekada për të arritur mesataren aktuale të BE.”
“Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se sa të korruptuar janë politikanët e Ballkanit, por qytetarët janë ata që zgjedhin udhëheqësit.”
“Mendoj se përbërësi kyç për të bërë progres është vullneti i udhëheqësve politikë për të bërë atë që duhet të bëjnë dhe për të pranuar këshilla e ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare.”
“Bashkëpunimi midis SHBA dhe BE është një nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan dhe është dëshira jonë që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen më të qëndrueshme, të zhvillohen dhe të jenë të sigurtë.”
“Kudo ku SHBA-të dhe BE-ja kanë vepruar së bashku, ka pasur përparim.”