Ndihmoni për kurimin nga Covid-19 të doktorit Drini Dobi

Nga Exit News
Ndihmoni për kurimin nga Covid-19 të doktorit Drini Dobi

Gazetarja Sonila Meço i ka bërë thirrje çdokujt të kontribuojnë financiarisht për shpëtimin e jetës së neurologut Drini Dobi, i cili është i sëmurë me Covid-19.

Exit News bashkohet me thirrjen e saj për ndihmë ndaj mjekut. 

Meço njoftoi të dielën se Dobi u dërgua në Itali, pas rëndimit të shëndetit në spitalin publik, me ato të holla që mblodhën disa miq të tij për transportin dhe ditët e para në spital.

Mjekët italianë kanë ngjallur shpresat se doktor Dobi mund t’ia, dalë nëse i sigurihet trajtimi dhe qëndrimi në spital për disa javë.

Të njohur e të panjohur të doktorit janë bashkuar për të siguruar mbështejen financiare për kurimin që mund t’i shpëtojë jetën njërit ndër neurologëve më të mirë në Shqipëri.

“Ndaj një grup kolegësh, nga spitalet, klinikat dhe Urdhëri i Mjekut të Tiranës, miq e të njohur, dashamirës e njerëz zemërbardhë janë bërë bashkë për të siguruar mbulimin financiar të këtij trajtimi të domosdoshëm për t’i garantuar jetën mjekut të rrallë, një aseti kombëtar për nga shërbimi ndaj shëndetit publik, Dr. Drini Dobit,” njoftoi Meço.

Ata kanë hapur një llogari me të dhënat në vijim, ku gjithkush mund të kontribuojë për shpëtimin e jetës së mjekut:

Emri i Përfituesit: Florida Dobi
Numri i Llogarisë: 00000512292
IBAN: AL74 2121 1401 0000 0000 0051 2292
Emri i Bankës: CREDINS BANK
Swift: CDISALTR

Drini Dobi është mjek neurolog në QSUT prej më tepër se dy dekadash. Prej dy vitesh ai drejton Shërbimin Neurovaskular aty.

“Falënderim zemre për këdo, që edhe në pamundësi financiare, një lutje ia dedikon Dr. Dobit!”, shprehet Meço në postimin e saj.

Drini Dobi

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>