Ndryshimet më të rëndësishme në listat e deputetëve të PS dhe PD

Nga Exit News
Ndryshimet më të rëndësishme në listat e deputetëve të PS dhe PD

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dorëzuan të hënën në darkë listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në listat e partive kishte disa dhjetra të larguar, por edhe disa dhjetra të rinj që garojnë për herë të parë për deputet.

Kështu për këto zgjedhje, Partia Socialiste hoqi 19 deputet të zgjedhur në vitin 2017.

Në listë ka 36 emra të rinj ose anëtarë të qeverisë që bëhet për herë të parë deputet:

2 kandidatë të rinj të PS-së  janë Lefter Koka dhe Nasip Naco, të cilët u larguan nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe tani kandidojnë me logon e PS-së përkatësisht në Durrës dhe në Berat.

3 kandidatë të rinj janë ministret Etilda Gjonaj, Anila Denaj dhe Belinda Balluku. Ato garojnë përkatësisht në Tiranë, Vlorë dhe Tiranë.

Për herë të parë deputet bëhet dhe Benet Beci, drejtori i KESH-it gjatë qeverisjes Rama dhe drejtor i Fondit të Zhvillimit gjatë qeverisjes Berisha.

Ndërsa, 30 të tjerë janë emra të rinj në listat e PS-së, të cilët ose kanë qënë të angazhuar në parti ose vijnë nga fusha të tjera përvec politikës.

Njësoj edhe Partia Demokratike ka larguar 19 deputet të zgjedhu në viitn 2017. PD ka zgjedhur të fusë në garë 34 emra të rinj për zgjedhjet e 2021-it. Ndër ta 9 janë funksionar të lartë të PD-së si:

Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së;

Alfred Rrushaj, Drejtor i Fushatës;

Belind Kellici, Kryetar i Forumit Rinor;

Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së;

Mark Marku, Anëtar i Komisionit përzgjedhës të kandidatëve për deputet;

Bujar Leskaj, ish-kryetar i KLSH-së, deputet dhe ministër gjatë qeverisjes Berisha;

Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës;

Tomorr Alizoti, kryetar i Kryesisë së PD-së.

25 kandidatë të tjerë janë emra të rinj, të cilët garojnë për herë të parë në listat për deputet.

Të dyja partitë kanë zgjdhur të fusin në listat e tyre personalite të njohura:

Partia Socialiste ka përfshirë në listën e saj mjeken e njohur Najada Como dhe eksperten e tërmeve, inxhinjeren e ndërtimit Luljeta Bozdo.

Ndërsa Partia Demokratike ka përzgjedhur në listën e saj shkrimtaren e njohur Flutura Açka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>