Gazeta Shqiptarja.com ka publikuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të kryera nga ekspertët, të cilat do t’i paraqiten për miratim Këshillit Politik. Nga dokumenti i publikuar ndryshimet kryesore janë:
1 — Kolegji Zgjedhor do të përbëhet nga 8 gjykatës të vetuar, të cilët do të zgjidhen me short nga gjykatat e nivelit të parë dhe të dytë, civile, penale dhe administrative.
2— KQZ do të drejtojë procesin për përgatitjen e votës së emigrantëve shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë vendit.
3 —Komisioneri Shtetëror, administratori i KQZ, i cili do të jetë përgjegjës për organzimin tekniko-adminsitrativ të zgjedhjeve në përputhje me ligjet dhe vendimet e trupës rregullatore të KQZ-së, do zgjidhet për një mandat 7 vjeçar, me të të drejtës rikandidimi nga Kuvendi.
Personat që mund të kandidojnë për këtë post mund të jetë ish-funksionar politikë, punonjës të lartë të drejtësisë ose drejtues të Organizatave jofitimprurëse në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejatve të njeriut. Ai nuk duhet të jetë anëtar i ndonjë partie.
Komisioneri gëzon pagën dhe privilegjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë.
4 — Nënkomisioneri Shtetëror, përgjegjës në KQZ për zbatimin e teknologjisë në votime, do të zgjidhet nga Kuvendi, për një mandat 4 vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
5 — Përveç dy komisionerëve, KQZ do të përbëhet nga 3 trupa të shkëputura dhe të pavarura nga njëra tjetra, secila përgjegjëse për një nga aspektet e mësipërme:
Një trupë e përbërë me pesë anëtarë, e quajtur trupa rregullatore, do të jetë përgjegjëse për nxjerrjen e vendimeve dhe rregullave për administrimin e zgjedhjeve. Mandati i anëtarëve të saj do të jetë 5 vjeçar.
Dhe, një trupë tjetër, e quajtur trupa ankimore, e përbërë po nga pesë anëtarë, të ndryshëm nga ata të trupës së parë, do të gjykojë ankimimet ndaj vendimeve të organeve më të ulta zgjedhore.Mandati i anëtarëve të saj është 9 vjeçar.
Anëtarët e këtyre organeve duhet të marrin 3/5 e votave në Kuvend. Nëse kandidatët nuk arrijnë këtë shumicë do të zgjidhen me short.
Më shumë për ristrukturimin e KQZ-së dhe ndryshimet e miratuara nga Këshilli Politik mund të lexoni këtu.