Gjykata e Posaçme lehtësoi masën e sigurisë për ekspertin mjeko-ligjor Shkëlqim Korbi. Gjykata vendosi arrest shtëpie për ekspertin Korbi.
Korbi u arrestua nga SPAK për shkak të akuzave për korrupsion. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha për të liruar Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.
Gjyqtarja Hoxha aktualisht ndodhet nën masën e arrestit me burg pasi akuzohet për lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave.