Ndryshon ligji për prokurimin publik, qeveria “shet” fruta-perimet e konfiskuara

Ndryshon ligji për prokurimin publik, qeveria “shet” fruta-perimet e konfiskuara

Më 14 gusht 2015, Kryebashkiaku Erion Veliaj mori vendimin për lirimin e hapësira publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Policia bashkiake organizoi disa aksione radhazi kundër tregtarëve ambulantë.

Produktet e konfiskuara nga Policia Bashkiake u dorëzuan pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit.

Më 17 maj, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rregullat e ankandit publik. Ky vendim parashikohen organizimin e ankandit pa shpallje paraprake për “mallrat e konfiskuara”, kryesisht për “shitjen e gjësë së gjallë” dhe “shitjen e mallrave të konfiskuara (fruta, perime, bulmet, mish dhe çdo gjë e këtij lloji) që ndryshojnë natyrë në një periudhë relativisht të shkurtër kohore “.

Megjithëse shpallja e ankandit nuk do të bëhet publike, “afati minimal për dorëzimin e ofertave në këtë procedurë është tre ditë nga data kur ftesa për oferta është dërguar kandidatëve.”

Mbetet e paqartë arsyeja e mbajtjes “sekret” të ankandit si dhe mënyra se si do t’i përzgjedhë qeveria kandidatët konkurues.

Pra, dy vjet pas aksionit kundër shitësve ambulantë qeveria ka vendosur të shesë produktet e konfiskuara në mënyrë të dyshimtë dhe aspak transparente.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>