
Rastet e të infektuarve me variantin Delta u identifikuan në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlorë. Kështu deklaroi Komiteti Teknik në mbledhjen e të hënës.
Prania e mutacionit Delta u konfirmua të dielën nga Ministria e Shëndetësisë, Manastirliu, pas përgjigjes nga Instituti i Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë.
Rastet janë të importuara nga Britania e Madhe dhe Gjermania..
Nga rastet e indetifikuara me Delta, 6 raste kanë qënë të vaksinuar, 2 prej tyre të vaksinuar me Astra Zeneca, 2 raste me një dozë Pfizer, në Gjermani, por brenda fashës së inkubimit prej 10 ditëve dhe 2 raste kanë qënë të vaksinuar me coronavac.
Asnje prej tyre nuk ka pasur nevojë për kujdes spitalor.
Rastet e para u raportuan një muaj më parë në Gjirokastër.
Sipas autoriteteve rritja e rasteve të infektimit lidhet me mutacionin Delta.
Vendi ende nuk ka një vendim për dhënien e dozës së tretë të vaksinës. Nëse ajo do të miratohet në fillim do të kryhet tek mjekët dhe punonjësit shëndetësor.